Procesi, 73 qendra të panumëruara. Kutitë e Fierit transferohen në KQZ
TIRANË- Deri në orën 21:00 raportohen nga KQZ se kanë mbetur kutitë e 73 QV (qendra votimi) pa u numëruar. Mësohet se kutitë e kontestuara në Fier do të dërgohen nga KZAZ nr.20 për tu numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Ky është vendimi më i fundit pas problemeve që lindën atje për vlefshmërinë e këtyre kutive dhe thirrjes së kreut socialist për të zhbllokuar situatën. Po kështu në Tiranë kanë ardhur për numërim edhe kutitë e votimit të zonës së Fushë-Kuqes në Laç, edhe ato të shpallura me probleme në dokumentacion e votuesve. Ndersa Bushati vazhdon numerimin normalisht, ku kane mbetur edhe 18 kuti për tu numëruar deri në këtë orë.