Përkeqësohet situata në Fier, qytetarët nuk lejojnë transferimin e kutive në KQZ
FIER- Simpatizantë të Partisë Socialiste në Fier nuk po lejojnë të transferohen kutitë e votimit që KZAZ nr. 20 vendosi ti dërgojë në Tiranë. Me dhjetëra vetë i kanë zënë rrugën makinës që është vendosur para KZAZ-së. Ata protestojnë që kutitë të mos dërgohen në KQZ, por të numërohen në Fier. "Këto kuti janë dëmtuar nga komisionerët e PD-së vetëm e vetëm për ti quajtur të pavlefshme. Vota brenda tyre është votë e vlefshme është vota jonë", thotë njëri prej protestuese.
Ndërkohë edhe kandidatja për deputete në këtë qark Ermelinda Meksi thotë se kutitë janë të rregullta dhe është i paarsyeshëm vendimi i KZAZ për ti dërguar në KQZ. Kjo bëhet thotë Meksi për të mos lejuar daljen e kandidatit të 10 të PS-së në Fier.
*****
Procesi, 73 qendra të panumëruara. Kutitë e Fierit transferohen në KQZ
TIRANË- Deri në orën 21:00 raportohen nga KQZ se kanë mbetur kutitë e 73 QV (qendra votimi) pa u numëruar. Mësohet se kutitë e kontestuara në Fier do të dërgohen nga KZAZ nr.20 për tu numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Ky është vendimi më i fundit pas problemeve që lindën atje për vlefshmërinë e këtyre kutive dhe thirrjes së kreut socialist për të zhbllokuar situatën. Ky eshte vendimi qe mori sefundmi KZAZ nr.20. Po kështu në Tiranë kanë ardhur për numërim edhe kutitë e votimit të zonës së Fushë-Kuqes në Laç, edhe ato të shpallura me probleme në dokumentacion e votuesve. Ndersa Bushati vazhdon numerimin normalisht, ku kane mbetur edhe 18 kuti për tu numëruar deri në këtë orë.