E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi Gerdeci drejt fundit


Pas një maratonë që zgjati mëse tre vjet si dhe pas 180 seancash gjyqësore, në datën 3 tetor, katër prokurorë të Tiranës do të ulen në bankën e organit të akuzës për të shpallur konkluzionet përfundimtare mbi 29 të pandehurit e procesit 'Gërdeci'.

Ky afat u caktua nga gjykatesi Ridvan Hado, i cili i la dy jave kohe prokuroreve te pergatiten per pretencen, e cila do te zbuloje se cfare qendrimi do te mbaje perfundimisht prokuroria per 30 te akuzuarit e saj, mes te cileve zyrtaret me te larte te Forcave te Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtues te shoqerise 'Albademil'.

Ne seancen e radhes, avokatet i kane dhene fund depozitimit te provave shkresore, me interesantja e te cilave ishte ky dokument i dorezuar nga avokati Andi Meci, mbrojtes i ish-sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes.

Sipas avokatit, ne fashikullin gjyqesor ndodhet nje dokument i manipuluar dhe jo origjinali, i cili tha avokati, e ka cuar akuzen ne konkluzione te gabuara. Ndersa prokuroria pretendon se Mullahi ka inicuar mbledhjen e Komisionit te Shitjes se Municioneve, sipas shkreses origjinale tha avokati – Mullahi i drejtohet Drejtorise se Logjistikes, nderkohe qe ne dokumentin e manipuluar - tha avokati ky subjekt mungon.
 
Edhe avokati i ish-drejtorit te Kombinatit te Policanit, Lavdi Shatro i kerkoi gjykates te behej nje ekspertize e firmes se klientit te tij, per te konfirmuar akuzen e falsifikimit. Avokati arsyetoi se nuk mund te kete nje akuze ndaj Shatros kur nuk eshte bere ekspertiza e firmes. Por kjo kerkese u hodh poshte nga trupa gjyqesore. Ne kete pike avokati kerkoi perjashtimin e trupes gjyqesore duke e cilesuar kete vendim si te njeanshem. Por gjykata nuk e mori parasysh kerkesen per perjashtim, kerkese e cila ne fakt duhej te shqyrtohej nga nje trupe tjeter gjyqesore. Kur gjykata shpalli daten e leximit te konkluzioneve te prokurorise, avokatet ne shenje rebelimi braktisen gjyqin njeri pas tjetrit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Paketa e PS-së për parlamentin
Rama: Nuk votojme me 3/5 ligje të futura si shtojca
Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë
Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
Greqi, qeveria masa financiare

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›