E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Nuk kundershtova PS-ne


Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli hodhi poshtë deklaratën e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se ajo ka kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores, për shkak se ajo mbrojti votimin e hapur në parlament për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, për të cilën opozita kërkon shfuqizimin.

Pas kthimit nga Washingtoni, zonja Topalli sqaroi se ne intervisten e saj per "Zerin e Amerikes", ajo shprehu gatishmerine e mazhorances per te diskutuar cdo ndryshim qe repsketon standardet me te larta te transparences ne procedurat parlamentare.

"Askush ne botë kur nuk ka dicka në dorë nuk mund ta rrëzojë. Unë nuk mund të rrëzoj dicka që nuk e kam në dorë, as në mënyrë formale as në mënyrë informale. Si kryetare e kuvendit duhet të Nëse kërkohet tërheqja e drafteve mbi të cilët kanë punuar të gjithë deputetët e maxhorancës dhe të opozitës, atëherë ky nuk është kurs i ri por është bllokim

Jozefina Topalli
Kryetare e Parlamentit them se kuvendi i Shqipërisë, kryetari i Kuvendit është i hapur dhe mirëpret cdo iniciativë, e cila con në përsosjen e mëtejshme të standardeve", tha Topalli.

Persa i perket hapit tjeter te socialisteve, te deklaruar nga zoti Rama se votimi nga ana e opozites per ligjet me 3/5 duhet te shoqerohet me terheqjen e te gjitha projektligjeve te tilla, te shqyrtuara deri tani dhe nisjen nga e para te diskutimit te tyre, kryetarja e kuvendit beri kete koment: Nëse kërkohet tërheqja e drafteve mbi të cilët kanë punuar të gjithë deputetët e maxhorancës dhe të opozitës, atëherë ky nuk është kurs i ri por është bllokim. Ligjet nuk janë arna, për ligjet dhe për draftligjet duhet patur më shumë respekt. Deputetët e opozitës kanë bërë amendamende mbi këto ligje, kanë dhënë kontributin mbi këto ligje dhe kanë qenë edhe relatorë mbi këto ligje. Koha nuk pret më, që të mos na thonë pastaj se jemi të fundit".

Ndërkohë në fundjave Topalli dha një intervistë për "Zërin e Amerikës", prej nga ku la të kuptohej se propozimet e Partisë Socialiste për të ndryshuar rregullat e kuvendit ka gjasa te mos pranohen te gjitha, vecanerisht rikthimin ne rregullore i nenit qe percakton votim te fshehte per dekretet e presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte.

Topalli e mbrojti fort kete nen te rregullores, qe shfuqizohet nga socialistet, por qe sic tha ajo eshte ne standartin me te larte te transparences, qe perdoret edhe ne Kongresin Amerikan.

'Në Kongresin Amerikan mbizotëron parimi i transparencës, në Kongresin amerikan nuk imagjinohet që të votohet
Në Kongresin Amerikan mbizotëron parimi i transparencës, në Kongresin Amerikan nuk imagjinohet që të votohet në mënyrë të fshehtë, sepse deputeti duhet të tregojë përgjegjësi përballë qytetarëve që e kanë zgjedhur.A ruan ai qëndrimin që duan ato qytetarë që e kanë zgjedhur apo jo dhe në këtë kuptim jo vetëm që gjykatësit zgjidhen në mënyrë të hapur dhe transparente dhe kurrë me votë të fshehtë. Edhe kryetarja e Parlamentit zgjidhet me votë nominale dhe nëse kemi bërë ne një ndryshim, ai është një ndryshim që ka çuar në një standard më të lartë, qoftë për emërimin në mënyrë transparente pa asnjë hije, ashtu siç bëhet në Senatin Amerikan, qoftë për faktit që çështjet jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më prioritare se kalendari dhe axhenda e reformave që i duhen Shqipërisë dhe shqiptarëve', tha Topalli.

Ja projekti i PS-se

Zbulohen detejet e draft propozimit që opozita ka përgatitur mbi reformën e procedurave parlamentare.Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të draftin përmes, të cilit socialistët synojnë si hap të parë rikthimin e Rregullores konsensuale, duke synuar vendosjes së normalitetit në veprimtarinë parlamentare.

Hartuesi i projektdraftit deputeti Ditmir Bushati e ilustron me deklaratën e përbashkët Ashton-Fule të 19 korrikut 2011, duke adresuar rekomandimet e komisionit, në veçanti 12 prioritetet kyçe.

Prioriteti i parë i identifikuar në Opinionin e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria thekson: “Të garantohet funksionimi i duhur i Parlamentit, mbi bazën e një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha partive politike.

Në funksion të realizimit të këtij prioriteti socialistët propozojnë 4 ndryshime të rregullores së kuvendit.

Katër propozimet për ndryshim në rregullore jane:

-Votimi i fshehtë;
-Të drejtat themelore të opozitës
-Delegimi i atributeve të Kuvendit në instanca të tjera
-Transparenca e buxhetimit të veprimtarisë parlamentare

Sipas opozitës ndryshimi i Rregullores me vendim nr.115 datë 27.12.2005, pa konsensusin e opozitës eleminon votimin e fshehtë për shkarkimin e anëtarëve të organeve Kushtetuese sic janë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithshëm etj. Socialistët propozojnë qe votimi per secilin anetar te organeve kushtetuese te behet me votim te fshehte dhe jo te hapur.

Si pjesë e reformës parlamentare PS kërkon rikthimin e debatit 60 minutësh në fillim të cdo seance dhe jo në fund. Në Rregulloren e  Kuvendit nuk është qartësuar ende kuadri normativ i marrëdhënieve të Komisioneve dhe të deputetëve me institucionet e tjera dhe grupet e interesit. Opozita kërkon përcaktime të qarta, pa ekuivoke, që të shmanget çdo pemgesë  administrative ndaj proçesit ligjbërës dhe kontrollit parlamentar.

Në 20 vjet të parlamentit pluralist thuhet në draft propozim, është zbatuar një normë e pashkruar, që kur fliste kryeministri, kishte të drejtë të bënte komente për çështjen edhe kryetari i opozitës në parlament. Që nga marsi i vitit 2011 kjo e drejtë e opozitës është mohuar totalisht. Ndërsa në fazën e dytë të reformës parlamentare PS do te propozoje krijimin e nje komisioni te perbashket parlamentar me shumicen qeverisese per te adresuar te gjitha mangesite e evidentuara nga BE.
Reforma parlamentare
Paketa e PS-së për parlamentin
Topalli: Në SHBA votimi i hapur
Zbulohet drafti i socialistëve
Sondazh

A e perkrahni propozimin per votim te fshehte ne Parlament?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_372'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(372); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Përzierja e punëve publike me dobësitë e interesat private
Mustafa Nano - Po lexoja dje një lajm në sitet e agjencive italiane të informacionit, që thosh se Antonio di Pietro, ish-heroi i aksionit gjyqësor me emrin Mani Pulite në vitet ’90 dhe kryetari i partisë Italia dei Valori në ditët e sotme, ka vendosur të caktojë të birin si kandidat për në zgjedhjet rajonale të tetorit. Aty ku ka frikë, transparenca është tirani
Andrea Stefani - Po shfaqen shenjat e para që e tregojnë konsensusin për reformat të pamundur. Një propozim i opozitës për ndryshimin e rregullores së Parlamentit ka ndeshur kundërshtimin e vendosur të folëses së Kuvendit. PS: Të tjera fakte për kromin
Deputeti dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka ritheksuar akuzat ndaj Genc Rulit dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj si të lidhur me kondrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar. Berisha në Asamblenë e OKB
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u nis të dielën në Nju Jork për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të mbajë një fjalim në seancë plenare. Ngjela përshëndet Kushtetuesen
Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, përshëndeti vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kombësisë.

Lajmet kryesore

Paketa e PS-së për parlamentin
Rama: Nuk votojme me 3/5 ligje të futura si shtojca
Ulja e taksave për ushqimet
Procesi “Gërdeci” drejt fundit
Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›