Procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit fillon më 26 tetor
Karaxhiç, 64 vjeç, i cili kërkoi një shtyrje të procesit gjyqësor për 10 muaj që iu mohua këtë javë, përballet me 11 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me luftën në Bosnje gjatë viteve 1992-'95, përfshi dy akuza për gjenocid.
Procesi do të nisë në orën 08:00 të së hënës së 26 tetorit, deklaronte Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.
I arrestuar vitin e kaluar dhe i sjellë para gjykatës së OKB-së me seli në Hagë pas 11 vjetësh arrati, Karaxhiç ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe po përdor të drejtën e vetëpërfaqësisë.