E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 15 të vdekur nga sulmet kundër policisë pakistaneze

Ky sulm pasoi disa sulme të tjera destabilizuese, përfshirë mësymjen në zyrat qendrore të ushtrisë, para një ofensive ushtarake të afërt kundër talebanëve në vendstrehimet e tyre në Waziristanin Jugor.

E njëjta zyrë në Lahore është sulmuar edhe në muajin mars nga një kamikaz, ku mbetën të vdekur 21 persona. Pak para sulmeve në Lahore, një kamikaz shpërtheu automjetin i cili ndodhej jashtë një rajoni policie në Kohat duke shkaktuar 10 të vdekur, deklaruan burime policore dhe ushtarake.

Sulmet në Pakistan janë shpeshtuar shumë gjatë javës së fundit, ku për një kohë të shkurtër numërohen më shumë se 100 të vdekur.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›