Procesi kundër Berlusconit vazhdon më 26 mars
Një gjykatë italiane hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi për të pezulluar procesin gjyqësor kundër tij nën akuzat për korrupsion, por e shtyu seancën deri më 26 mars.
Vendimi ason vendimin e gjykatës së shkallë së dytë në Romë për lirimin nga akuzat të një avokati britanik, të akuzuar se kishte marrë ryshfet nga zoti Berlusconi.
Avokati David Mills ishte dënuar me më shumë se katër vjet burgim për një ryshfet prej 600 mijë dollarësh në shkëmbim për të falsifikuar dëshminë në emrin e kryeministrit italian.
Por gjykata e Romës vendosi se afati i gjykimit të kësaj çështjeje të vitit 1999 kishte skaduar.
Vendimi i gjykatës është i fundit në një seri zigzagesh në çështjen Berlusconi. Prokurorët akuzuan fillimisht vetë zotin Berlusconi dhe avokatin Mills për të njëjtën çështje, por parlamenti i Italisë miratoi një ligj për mbrojtjen e zotit Berlusconi nga inkriminimi gjatë periudhës që mban postin e kryeministrit.
Ligji u shpall anti-kushtetues vitin e kaluar. Koha është me rëndësi kritike në këtë çështje, meqë fitorja e zotit Mills sugjeron se edhe akuzat kundër zotit Berluskoni mund të hidhen poshtë për të njëjtën arsye.