E Martë, 3 Nëntor 2026

Procesohen rreth 70 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike

PRISHTINË, 27 shkurt /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat në platformën elektronike ku është treguar se deri më tani janë procesuar gati 70 për qind e rezultateve në vendvotimet në përfaqësitë diplomatike, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deri në orën 18:56 janë procesuar 67,44 për qind e vendvotimeve, nga 43 përfaqësi diplomatike, sipas KQZ-së.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka marrë 81,97 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 7,5 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 6,14 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 1,5 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.

Numërimi ka filluar të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, për 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025 dhe morën pjesë 15 mijë e 352 votues, apo 75,57 për qind e numrit që ishin regjistruar si votues. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›