E Martë, 3 Nëntor 2026

Akuza se po sulmon SPAK dhe GJKKO, Rama: Qëllimi im është drejtësi europiane për Shqipërinë 2030

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi akuzat se po sulmon institucionet e drejtësisë, ndërsa theksoi se “qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”.

Rama reagoi në rrjetet sociale ndaj një shkrimi ku thuhet: “Ekspertët e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se sulmet e reja të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kanë si qëllim që të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi si dhe ta vendosin atë nën presion”.

“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama shtoi se “qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”.

* “Gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit”, sqaron kryeministri.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›