E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi i detergjenteve lares

Vjollca Idrizi dhe Lindita Bajrami janë nën hetim nga policia për prodhim dhe falsifikim të detergjenteve larës. Përmes një deklarate për mediat Policia e Tiranës njoftoi se ka filluar procedimin penal per 41 vjeçaren nga Tirana dhe 37 vjëçaren nga Shkodra. Sipas hetimeve të policisë së Tiranës.  Procedimi penal ndaj tyre u bë, sepse  Idrizi dhe Bajrami në një ambient në rrugën “Kongresi i Përmetit” Tiranë, prodhonin detergjente të falsifikuar. Policia ka konfiksuar makineritë etiketat dhe produktet me të cilat dy gratë falsifikonin dhe prodhonin detergjentë larës. Nuk është hera e parë që Policia e Tiranës ka zbuluar punishte ku prodhoheshin dhe falsifikoheshin detergjentë larës ku rasti më i fundit ishte zbulimi i një punishteje pranë burgut 313 ku prodhoheshin dhe falsifikoheshin detergjente larës e më pas shpërndaheshin në dyqanet e kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›