E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministeriali dy ditor i NATO-s ne Bruksel

Ministeriali dyditorësh i NATO-s në Bruksel është përqendruar së pari në kapacitetet e reja të Aleancës në përmbushjen e objektivave strategjikë të mbrojtjes për sfidat aktuale. Shqipëria si shtetet e tjera anëtare duhet të përmirësojë performancën e forcës së saj të armatosur. Kjo kalon përmes planifikimit të objektivave të reja për këtë forcë, objektiva të cilat që prej gjysmës së viti tê ardhshëm do të kthehen nê detyrime. Rishikimi i këtyre objektivave ka qenë dhe objekti kryesor i takimeve bilaterale që ka kryer ministri i Mbrojtjes, Arben Imami  me homologun e tij italian dhe turk. Fokusi kryesor ka të bêjë kryesisht me rritjen e performancës së batalionit të këmbësorisë së motorizuar dhe forcave speciale, për të cilin ministri  nuk heziton të japë detaje edhe pêr mediat e huaja.
Në këtë ministerial, Aleanca ka konfirmuar mbështetjen e qëndrueshme për misionin e KFOR-it për tê ofruar sigurinë e duhur në Kosovë.
 “Situata e sigurisë në  dhe lëvizja e lirë në Kosovë janë përmirësuar gjashtë muajt e fundit, por ne duhet të mbetemi vigjilentë. Ne mirëpresim fillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim tërësisht këtë dialog”, Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
NATO i përmbahet gjithashtu afateve kohore të ndryshimit të misionit të ISAF në Afganistan.
“Ne mbetemi të angazhuar për përfundimin e këtij misioni në fund të vitit 2014. Ne mbetemi po ashtu të angazhuar për të filluar një mision të ri për të trajnuar, këshilluar dhe asistuar forcat afgane duke filluar nga 2015”, vlerësoi ai. 
Ndërkohë NATO mbetet e gatshme ti përgjigjet misioneve të reja tê rëndësishme që mund të rrjedhin për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në zona të ndryshme të globit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›