E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prodhimi i misrit në Vaun e Dejës, fermerët e Kosmaçit kërkojnë treg për shitje

Zyhdi Hotaj nga fshati Kosmaç i Bashkisë së Vaut të  Dejës prej vitesh merret me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore!

Subvensione thotë se nuk ka marrë asnjëherë ndonëse ka 13 dynym tokë të mbjella me grurë dhe misër.

Zgjidhje do të ishte ndërtimi i një pikë grumbullimi, ku prodhimet të gjenin shitje të sigurtë. Për të mos shkuar dëm thotë fermeri detyrohen ti japin me çmim të lirë, teksa tregu i pakicës në Shkodër e shet disa herë më shumë

Pak më tutje Haziz Abdija ndonësë 70 vjeç, sfidon temperaturat mbi 40 gradë, duke u kujdesur për vaditjen e 6 dynymëve misër. Shqetësimi është i njejtë, mungesa e subvensioneve dhe tregu i shitjes.

Kosmaçi vijon të jetë ndër zonat më të rëndësishme në veri  por edhe në rang vendi sa i takon prodhimit te fruta perimeve. Fermerët apelojnë drejt institucioneve që te kthejnë sytë nga bujqësia dhe blegtoria.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›