Zogaj, mes turizmit dhe investimeve, fshati piktoresk buzë liqenit të Shkodrës

Një ndër vendodhjet turistike që po vizitohet më shumë gjatë stinës së verës në Shkodër, ku pushuesit i largohen vapës mbytëse të këtyre ditëve , është fshati Zogaj.
Vetëm 10 kilometra larg qendrës së Shkodrës, Zogaj njihet prej shekujsh për peshkimin, bimët medicinale, natyrën e virgjër dhe veçanërisht për klimën kurative që ka investimet e fundit të bëra si dhe ato që priten, siç është rikonstruksioni i segmentit nga Shiroka deri në pikën kufitare me Skjen ne Malin e Zi do ti japin një zhvillim më të madh kësaj zone
Pak ditë më parë u bë ditur në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim se është lidhur kontrata me kompaninë fituese e cila do të bëjë zbatimin e projektit për rikonstruksionin dhe përmirësimi e rrugës Shirokë-Zogaj deri në kufi me Malin e Zi, si dhe sistemimin e ujësjellësit dhe ujërave të përdorura në Shirokë-Zogaj. Ky investim pritet të përfundojë brenda korrikut të vitit të ardhshëm.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/