Prodhuesit e veshjeve, marrëveshje me USAID

Për prodhuesit e veshjeve, memorandumi u nënshkrua nga kryetari Flamur Hoxha, ndërsa në emër të projektit të USAID, nga Victor Luboyeski, shef i projektit. Memorandumi i mësipërm është një marrëveshje që zbatohet nga “Chemonics International”, në emër të USAID-it dhe ka për synim qëllimin e dyanshëm për të përforcuar konkurrueshmërinë e anëtarëve të DHKPV në industritë përkatëse.
Projekti parashikon ndihmën e USAID-it për t’i bërë konkurruese kompanitë shqiptare në drejtim të rritjes së shitjeve dhe punësimit, si dhe krijimit të punësimit fitimprurës. Sakaq, projekti ka nisur me trajnimin e parë.
Në këtë fazë të trajnimeve, eksperti John Haycock, me eksperiencë 25-vjeçare në industrinë e prodhimit të veshjeve, referoi rreth temës: “Rritja e produktivitetit për fitime më të mëdha”.