Tatimet, aksion për prerjen e drurëve

Dëmtimi i pyjeve nga prerjet masive të drurëve për qëllime fitimi është një nga problemet më të mprehta mjedisore në vend, prandaj grupet e kontrollit kanë dalë në terren për të verifikuar origjinën drusore që tregtohet e përdoret, si dhe kontrollojnë shlyerjen e rregullt të detyrimeve tatimore.
Kontrollet që kanë nisur do të realizohen kryesisht në 10 subjekte të biznesit të madh që tregtojnë lëndë drusore, kryesisht për nevoja të sektorit të ndërtimit, si dhe në 25 subjekte të tjera që i përkasin biznesit të vogël, si baxho bulmeti dhe furra pjekjeje.
Marrja e masave kundër zjarrit në këtë stinë të nxehtë ka qenë një tjetër objekt i kontrollit të inspektorëve të pyjores në këtë fundjavë. Aksioni është mbështetur nga forcat e policisë së rendit.