Profil filmik i Hoxhës
Punës së Abaz Hoxhës, historianit të kinemasë i bëhet nesër, ora 12.00 një homazh në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Shfaqet Një jetë pranë filmit, prodhuar nga Cinemania, portret kushtuar Hoxhës me rastin e 86-vjetorit të lindjes. Hoxha është autor i Enciklopedisë së Kinemasë shqiptare dhe i disa monografive modeste mbi kinemanë evropiane.