E Diel, 1 Nëntor 2026

Profil/Ja kush është Padrino i ri Cosa Nostra-s

Mateo Mesina Denaro, nxënësi i preferuar i Toto Riinës dhe rivaliteti me Provenzanon. Si playboy i mafies italiane arriti të merrte frenat e Cosa Nostra-s

processo-ingrasciotta-copertina-espresso-foto-boss-matteo-messina-denaro_484358Pas arrestimit të legjendës Bernardo Provenzanos, Salvatore dhe Sandro Lo Pikolos u duhej ta ndanin pushtetin me një tjetër eksponent të lartë të qarqeve mafioze të quajtur Mateo Mesina Denaro. Tani prania e tij ndihet si kurrë më parë në Cosa Nostra, që është kreu i organizatave kriminale italiane ku bëjnë pjesë Kamorra Napolitane, Ndrageta Kalabreze dhe Sakra Korona Unita e Puljas. Madje, më shumë se kaq, ekspertë e njohës të shumtë të mafies shprehen se ai luan prej vitesh rol të dorës së parë në politikën dhe jetën e mafies. Prej kohësh, Provenzano e kishte parë pushtetin ti lëkundej nën trysninë e këtij bosi të ri, ndërkohë që janë jo pak ata që mendojnë se betejën për dominimin absolut të Cosa Nostra-s, Provenzano e kishte humbur që përpara se të arrestohej.

Kush është bosi ri

Mateo Mesina Denaro është një mafioz i ri dhe i pamëshirshëm, i aftë të mos ndalet përpara asgjëje për tu ulur në fronin e Bosit të Bosëve të shekullit XXI. Mesina Denaro është një kopje e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riinës. Tmerrësisht i dhunshëm, mizor në ekstreme, ai nuk trembet nga askush dhe mbi të gjitha zotëron zgjuarsinë e nevojshme për të mos rënë në duart e ligjit. Gjithashtu zotëron një nuhatje të pazakontë në zbulimin e bizneseve fitimprurëse. Arriti të krijojë një pasuri të pallogaritshme me trafikun e drogës e me anë të zhvatjes përmes kërcënimit. Në trafikun e drogës, karriera e tij u zhvillua me hapa marramendëse. Në pak vite, nga një trafikant i vogël, u kthye në një shpërndarës me peshë të rëndësishme në qarqet e narkotrafikut botëror. Sipas FBI-së, Denaro është një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë. Duket se mban lidhje të afërta me më shumë se një nga lordët kolumbianë të drogës.

Profili

Matteo Messina Denaro, identikti i funditQë përpara arrestimit, të Bernardo Provenzano-s, kreut të organizatës italiane Cosa Nostra, autoritetet italiane e dinin mirë se në qarqet e rëndësishme të mafies, sidomos asaj siciliane, po zhvillohej një luftë shumë e ashpër për pushtet. Provenzano shihej nga mafiozët e rinj si i lodhur, pa energjinë e duhur dhe i mefshtë. Kritikohej sidomos për prirjen e fortë për ti qëndruar larg dhunës dhe për adoptimin e mënyrës së të vepruarit nën rrogoz, duke shmangur çdo lloj përballjeje me shtetin, megjithëse një politikë e tillë kishte rezultuar mjaft e suksesshme vitet e fundit. Sipas ekspertëve të mafies, prej kohësh bosi i moshuar e kishte parë pushtetin ti lëkundej nën trysninë e një bosi të ri, ndërkohë që janë jo pak ata që mendojnë se betejën për dominimin absolut të Cosa Nostra-s Provenzano e kishte humbur që përpara se të arrestohej. Njeriu që po ia zhvaste nga duart pushtetin suprem quhet Mateo Mesina Denaro, një mafioz i ri e i pamëshirshëm, i aftë të mos ndalej përpara asgjëje për tu ulur në fronin e Bosit të Bosëve të shekullit XXI.

Identikiti

Mbi Mateo Mesina Denaro, që nga çasti i hedhjes në fshehtësi, në vitin 1993, dihen shumë pak gjëra. Jeton në pasivitet në ndonjë nga malet e Siçilisë, apo fshihet diku afër duke drejtuar me dorë të hekurt bizneset e shumta të Cosa Nostra-s. Askush nuk e di përgjigjen, ndërkohë që prania e tij ndihet si kurrë më parë në Cosa Nostra, që është kreu i organizatave kriminale italiane ku bëjnë pjesë Kamorra Napolitane, Ndrageta Kalabreze dhe Sakra Korona Unita e Puljas. Madje më shumë se kaq, ekspertë e njohës të shumtë të mafies shprehen se ai luan prej vitesh rol të dorës së parë në politikën dhe jetën e mafies. Disa hetues shtyhen më tej në lidhje me këtë luftë, duke u shprehur se Provenzano nuk ishte veç një kukull, i cili qëndronte ulur vetëm simbolikisht në fronin e bosit të madh. Nëse do ta shihnim Cosa Nostra-n si një biznes normal, do të arrinim në përfundimin se Provenzano është shkarkuar tashmë nga detyra dhe vendin e tij e ka zënë Denaro. Kështu do të shprehej vite më parë Xhuzepe Luma, kreu i Komisionit Parlamentar Italian për Antimafian, lidhur me luftën mes të dyve për të mbajtur në dorë frenat e pushtetit suprem në kreun e organizatës.

Bosi i ri

Jeta e mafiozëve italianë është një klishe e madhe dhe e tillë është edhe për Mesina Denaron. Ai lindi më 26 prill të vitit 1962 në Kastelvetrano, një qytet pranë Trapanit. Ishte pikërisht periudha kur klanet mafioze po shtonin ndjeshëm fuqinë dhe influencën e tyre. Rasti më tipik është ai i klanit të Korleones. Në këtë kohë, mafia amerikane dhe ajo siçiliane bashkëpunuan në trafikun e heroinës, që u solli të dyja palëve fitime kolosale. Ishulli i Siçilisë kontrollohej plotësisht nga të ashtuquajturit Burrat e nderit, termi me të cilin identifikoheshin mafiozët. Popullsia vendase nuk e kundërshtonte aspak këtë kontroll, pasi e shihte Cosa Nostra-n si organizatën që e mbronte nga shteti italian, të cilin e konsideronin si pushtues. Në këtë atmosferë u rrit edhe Mateo Denaro Mesina. Babai i tij, Françesko, ishte gjithashtu një burrë nderi dhe me kalimin e kohës u bë kapo i krahinës së Trapanit, njëkohësisht edhe një nga njerëzit më të besuar të Toto Riinës.

Mafiozi i talentuar

Nuk shkoi shumë gjatë dhe ai vuri re me kënaqësi se i biri ishte i talentuar. Sipas të përjavshmes italiane LEspresso, ai mësoi ta përdorte pistoletën në moshën 14-vjeçare dhe katër vjet më pas kreu vrasjen e parë. Por kjo nuk do të ishte e fundit. Thuhet se Denaro ka vrarë rreth 100 njerëz dhe se është shumë krenar për një fakt të tillë. Kam mbushur një varrezë të tërë, thuhet se është shprehur duke u mburrur.

Nxënës i Toto Riinës

Mesina Denaro ishte një kopje e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riinës. Tmerrësisht i dhunshëm, mizor në ekstreme, ai nuk trembej nga askush dhe mbi të gjitha zotëronte zgjuarsinë e nevojshme për të mos rënë në duart e ligjit. Gjithashtu zotëronte një nuhatje të pazakontë në zbulimin e bizneseve fitimprurëse. Ai krijoi një pasuri të pallogaritshme me trafikun e drogës e me anë të zhvatjes përmes kërcënimit. Në trafikun e drogës karriera e tij u zhvillua me hapa marramendës. Në pak vite, nga një trafikant i vogël, ai u kthye në një shpërndarës kryesor me një peshë të rëndësishme në qarqet e narkotrafikut botëror. Ky është edhe momenti kur Shërbimet Amerikane të Sigurimit vunë re praninë e tij në këto qarqe. Sipas FBI-së, Denaro është një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë. Duket se mban lidhje të afërta me më shumë se një nga lordët kolumbianë të drogës. Me këtë sukses ai lë shenjë në Cosa Nostra. Në këtë pikë ka filluar edhe ngjitja e tij në hierarkinë mafioze, sidomos pas marrjes në dorëzim nga duart e të atit kryesimin mbi klanin e Trapanit. Por ky do të ishte vetëm fillimi.

Beteja me autoritetet

Viti 1993 do të ishte një vit i shënuar në historinë e mafies siçiliane. Gjatë tij u zhvillua një takim midis krerëve të mafies ruse dhe krerëve të Cosa Nostra-s. Por shteti italian mori masa drastike duke arrestuar dhjetëra mafiozë. Gjithashtu u morën masa të ashpra në administratë, e cila kishte qenë objekt infiltrimi nga elementë që punonin për llogari të Cosa Nostra-s. Por

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›