E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profilet në Google do bëhen publik?!

Profilet e përdorueseve të Google nuk do të lejohen më të jenë privat. Të gjithë do jenë të detyruar të vendosin emrin e tyre të plotë dhe gjininë, të cilat do të jenë të dukshëm në të gjithë rrjetin.

Google ka deklaruar se qëllimi i profileve publike, është menaxhimi më i mirë i identitetit në rrjet. Nëse dikush ju kërkon në rrjet, kjo është mënyra më e mirë për tu kontaktuar. Profilet private nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Ata që kanë profile private, do të duhet ti bëjnë publike ato, ose ti fshinë, përndryshe vet Google do ti fshi llogaritë e tyre në mënyrë automatike.

Gjithsesi Google+ do të lejoj përdoruesit të vendosin nëse duan të dalin në rezultatet e kërkimit apo jo.

Kjo është një tjetër goditje e rëndë përsa i përket shpërndarjes së të dhënave personale dhe mendohet se do të hap mjaft debat.
 
WEB2, po mer një evoluim i cili kërkon reflektim dhe kontroll nga organet ligjvënëse. Ato duhet ta mbrojne individin i cili në keto raste mer trajtat e një "objekti" marketingu në botën virtuale. Nje profil me emër dhe mbiemër si ai që të gjithë kanë në facebook, vlerësohet 100 Dollar amerikan.

Pra të gjitha këto kompani synojnë të dhënat tona personale për të ngritur strategji të mirëfillta marketingu, të cilat duhet të na bëjnë të reflektojmë më mirë kur bie fjala për ti shpërndarë ato në këto rrjete virtuale.

(e.k-a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›