Serbia kërkon hetime urgjente
BEOGRAD-Serbia është duke kërkuar një hetim urgjent ndërkombëtar për pretendimet e saj se në Kosovë ka pasur trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.
Serbia ka propozuar një rezolutë në konferencën vjetore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që është mbajtur në Beograd, duke kërkuar hetime “gjithëpërfshirëse dhe të pavarura", nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.
Këto pretendime të Serbisë, u bënë lidhur me akuzat për trafikim të organeve në Kosovë nga raporti i Dik Martiti. Nderkaq, ky I fundit ka deklaruar se Washingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë ditur për krimet e kryera në Kosovë, por nuk kanë reaguar.
“Është e tmerrshme qe asgjë nuk është bërë, me gjithë raportet e publikuara. Duket se dëshirojnë të formojnë njësi speciale me seli në Bruksel, por nuk e di se cilat do të jenë autorizimet e tij, kush do të kryesojë dhe a do të jenë dëshmitarët e mbrojtur”, citohet të ketë thënë Marty sipas agjencise se lajmeve FoNet.
Marty ka deklaruar se raporti i tij rreth implikimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në krim të organizuar “është kthyer në një tabu”, njofton DPA.
Serbia po kërkon hetime urgjente ndërkombëtare për të ashtuquajturin trafik me organe në Kosovë. Beogradi ka propozuar një rezolutë në Konferecën vjetore të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Europë ku kërkon hetime nga OKB. Ndërkaq Dick Marti thotë se është e tmerrshme që nuk është bërë asgjë për këto akuza.
(d.b/BalkanWeb)