Program ”Impakt Week” në Gjirokastër, rreth 70 pjesëmarrës u trajnuan për të zhvilluar idetë e tyre

Impakt Week ishte program një javor që u zhvillua në universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej” . Ky event u fokusua në 4 drejtime si turizmi i qëndrueshëm , sfida për luginën e Vjosës ,agro kulturën , bujqësinë dhe industrinë ushqimore . Ishin mbi 70 studentë ,nxënës të shkollave e biznese të cilët u trajnuan për zhvillimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit dhe për ide inovative . Një prej anëtarëve të ekipit Vishan Gungah pohoi se turizmi është pika kyçe për Gjirokastrën .
“Pjesa më e mirë e rajonit të Gjirokastrës është turizmi ndaj të rinjtë e këtij qyteti duhet të specializohen për të pasur ide se si mund ta zhvillojnë atë dhe të gjenerojnë të ardhura”, tha Vishan Gungah, trajnues.
Christina Chen trajnuese e programit impakt week u shpreh e kënaqur me interesin e të rinjve për tu njohur më tepër më mënyrën se si mund të zhvillojnë ekonomin e tyre nëpërmjet turizmit .
“Isha e surprizuar nga përkushtimi që patëm pjesëmarrësit në program për të mësuar se si mund të zhvillojnë biznesin e tyre. Studentët kishin ide unike dhe e dinin çfarë i mungonte këtij qyteti”, u shpreh Christina Chen, trajnuese.
Impakt Week u përmbyll duke u finalizuar me një konkurs , ku të rinjtë konkurruan me idetë e tyre të realizuara në praktik. Pjesëmarrës në këtë organizim ishte edhe kryetari I bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi.
Gazetare: E. Dyrmishi
/RTSH/