E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programet e fëmijëve në BBC të kenë më shumë gej e lezbike

Programet e fëmijëve në rrjeti britanik BBC duhet të përfshijnë më shumë lezbike, gej dhe biseksualë.

Kështu thuhet në një raport me rekomandime për këtë rrjet.

Një panel me nëntë ekspertë thotë se vogëlushët duhet të mësohen me diversitetin seksual që në vitet e para.

Në raport thuhet se edhe pse ka pasur një rritje të pranisë së këtyre njerëzve në media, sërish ata janë relativisht të padukshëm.

Në raport thuhet gjithashtu se BBC, si transmetues publik, u jep shumë hapësirë lajmeve me këndvështrime homofobike.

Po ashtu rekomandohet se duhet të ketë më shumë personazhe homoseksualë në telefilma dhe në telenovelat e këtij rrjeti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›