Vërshim në Afganistan: Karburant për të gjithë o burra (FOTO)
Këto foto tregojnë se rreziku taliban në Afganistan vazhdon të jetë i pranishëm. Nga ana tjetër tregojnë edhe shpirtin oportunist të banorëve, që bëjnë gjithçka për të mbijetuar në vendin e varfër dhe të shkatërruar nga lufta.
Në foto tregohet një tanker nafte, i sulmuar nga talibanët ndërkohë që ishte rrugës për të furnizuar me naftë ushtarët e NATO-s.
Ndërkohë që mjeti digjet, banorët nuk e kanë problem që të mbushin bidonët aty.
Dhe ta mendosh se nëpër pika karburanti të thonë fike celularin nga rreziku!





