Programi Kombëtar i Strehimit, Ministria e Ekonomisë: 1,253 familje përfituese, zbatimi i projektit nis në korrik-gusht

Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bërë me dije se ky program ka një vlerë financimi prej 1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe ka si qëllim të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit, infrastrukturën rurale dhe aksesin më të mirë në shërbime jetike për qytetarët.
Zbatimi i këtij projekti nis në muajt korrik-gusht dhe do të zgjasë për një periudhë 2-vjeçare.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas, Ministria e Ekonomisë hapi thirrjen për të gjitha bashkitë në rang vendi, për aplikim dhe mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për projektet e strehimit për vitin 2025, referuar kërkesave të përcaktuara në Termat e Referencës të miratuara për vitin 2025.
“Nëpërmjet këtyre projekteve adresohen nevojat e 1253 familjeve gjithsej. Këto projekte do të zbatohen nga bashkitë dhe do të financohen në dy vite buxhetore, përkatësisht në vitet 2025 dhe 2026”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Bashkitë përfituese
Ky program përfshin projekte të ndryshme për përmirësimin e banesave ekzistuese dhe për rikonstruksionin e infrastrukturës në disa nga bashkitë më të varfra të Shqipërisë, duke përfshirë:
Bashkia Maliq 39 familje;
Bashkia Delvinë 12 familje;
Bashkia Pustec 14 familje;
Bashkia Përmet 22 familje;
Bashkia Tiranë 4 familje;
Bashkia Fushë-Arrëz 8 familje;
Bashkia Kamëz 42 familje;
Bashkia Patos 20 familje;
Bashkia Devoll 104 familje;
Bashkia Cërrik 17 familje;
Bashkia Korçë 30 familje;
Bashkia Durrës 14 familje;
Bashkia Kucovë 40 familje;
Bashkia Shkodër 157 familje;
Bashkia Vau i Dejës 102 familje;
Bashkia Gjirokastër 98 familje;
Bashkia Kolonjë 14 familje;
Bashkia Mat 53 familje;
Bashkia Roskovec 16 familje;
Bashkia Gramsh 37 familje;
Bashkia Sarandë 4 familje;
Bashkia Tropojë 11 familje;
Bashkia Berat 43 familje;
Bashkia Divjakë 6 familje;
Bashkia Librazhd 59 familje;
Bashkia Prrenjas 36 familje;
Bashkia Dimal 23 familje;
Bashkia Tepelenë 21 familje;
Bashkia Selenicë 58 familje;
Bashkia Memaliaj 52 familje;
Bashkia Dibër 29 familje;
Bashkia Klos 32 familje;
Bashkia Peqin 5 familje;
Bashkia Vlorë 23 familje;
Bashkia Himarë 8 familje.
/rtsh.al/