E Diel, 1 Nëntor 2026

Programi PS rikthen tryezat

Në një tryeze për programin, ku u fol per zhvillimin dhe shfrytezimin e teknologjise, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, deklaroi se ajo do te vendoset ne sherbim te zhvillimit dhe mireqeverisjes.

Brenda mandatiti te pare – tha Rama,- ne synojme të zbatojmë një sistem të plotë dixhital për arsimin, ku pjesë të jetë çdo nxënës dhe çdo student.

"Inovacioni dhe teknologjitë e reja së pari duhet të përdoren për të kapërcyer hendeqet që ekzistojnë midis sipërmarrjes në zona të ndryshme të vendit, në raport me aksesin në rrugët e konkurrencës dhe në raport me aksesin në shërbimet që sipërmarrja duhet të marrë. Ne vlerësojmë se duke përdorur me efektivitet mundësitë që jep teknologjia e sotme dixhitale do të arrijmë që të vendosim në funksion të angazhimeve tona një forcë, fuqia e së cilës është e pallogaritshme për nga efektiviteti", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›