E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistet e rinj fond prej 14 milione lekesh

Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi ka bërë me dije se fondi i vënë në dispozicion për stimulimin e artistëve të rinj të të gjitha fushave të artit është 14 milion lekë. Një vend të veçantë ndryshe nga vitet e tjera do të zë edhe konkursi i fotografëve të rinj. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë do të zhvillohet edhe konkursi për dramën shqipe. Ndërsa artistët fitues të viteve të mëparshme e cilësojnë si një mundësi të mirë këtë projekt për angazhimin e tyre në jetën artistike.
Tashmë ky projekt është shndërruar në traditë, për artistët e rinj, që duan të jenë pjesë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të Ansamblit Popullor, Galerisë së Arteve dhe Tetarit të Kukullave. Qëllimi i mirë specifikuar nga ministria është: "Krijimi i një perspektive për të ardhmen e artistëve të rinj që pas studimeve aspirojnë karrierë artistike”. Artistët  e rinj, që do të përfitojnë nga ky projekt, do të kalojnë në filtrat e një jurie, e cila do të jetë e përbërë nga specialistë të mirëfilltë të fushave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›