Programi berthamor Ahmadinexhad Gati per marreveshje

Presidenti iranian Mahmud Amadinexhad ne nje interviste per gazetaret ne Nju Jork ku ndodhet per punimet e Asamblese se Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara u shpreh se Irani eshte i gatshem per bisedime ne lidhje me programin e tij berthamor.
Ne jemi te gatshem te mbajme bisedimet me 5-1 dhe te arrijme nje marreveshje ne cdo kohe. Besojme nga muaji tetor do te rinisin bisedimet tha Ahmadinexhad.
Deklarata e liderit iranian u be te premten vetem nje dite pas fjalimit te bujshem qe ai mbajti para OKB-se ku e cilesoi 11 shtatorin veper te SHBA-se cka solli edhe reagimin e Uashingtonit dhe te disa vendeve te tjera perendimore qe lane sallen e Asamblese.