Programi i PD-së, Basha: Shqipëria meriton më shumë

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Partia Demokratike do të paraqesë nesër, datë 1 qershor, programin e ri politik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi sot edhe sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Kryetari i Partisë Demokratike prej javësh ka prezantuar pjesë të programit, ndërsa nesër pritet që të publikohen detaje konkrete nga ekspertët e PD-së.
Basha ka zgjedhur që programin dhe sloganin e partisë së tij ta prezantojë 1 vit përpara zgjedhjeve parlamentare.
Sipas PD-së, programi është fokusuar tek e ardhmja e rinisë, rritja e mirëqenies, lufta kundër korrupsionit, kundër varfërisë, emigracioni, arsimi etj.
/a.f/r.e/