E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i Partise Socialiste


"Baza e programit qeverisës". Kështu e ka cilësuar kreu opozitës Edi Rama, në një intervistë për Top Channel, programin e Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar “Rilindja Shqiptare”.

Edi Rama thote, se taksimi progresiv nuk do te cenoje biznesin, por se 95% e shqiptareve do te kene mundesi te blejne me shume po ashtu edhe vete biznesi te kete me shume konsumatore aktivë.

Edi Rama, gjate intervistes u pergjigjet edhe kritikeve, te cilet e kane cilesuar programin si te parelizueshem e mashtrim.

Por perse shqiptaret duhet te besojne ne kete program si nje platforme e cila do te permiresoje jeten e tyre?

Intervistën e plotë të zotit Rama ju mund ta lexoni në www.top-channel.tv, pas edicionit informativ të orës 19:30 në Top Channel.

“Rilindja Shqiptare”, programi i PS

Pas prezantimit pak ditë më parë nga lideri Edi Rama, Partia Socialiste ka publikuar projektin final të programit të saj, titulluar "Për një Rilindje Shqiptare".

Në dokumententin me 90 faqe, Partia Socialiste e ndërton programin mbi katër kolona kryesore, që janë: rimëkëmbja e ekonomisë, ripërtëritja e shoqërisë, rinvendosja e demokracisë dhe ribashkimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Për socialistet, të katërta shtyllat janë një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Por, siç theksohet në projektin e programit, Partia Socialiste është e bindur se në këtë sipërmarrje nuk do të jetë e vetme, por do të këtë në krah të saj kontributin dhe energjinë e çdo shqiptari, që dëshiron një rilindje të vendit. Ndaj që ne hyrje te programit socialistet shprehen te sigurt se do të arrijnë te ndryshojnë të ardhmen e atdheut.

Drafti nis me ekonominë, që sipas Partisë Socialiste po degradon cdo ditë e më shumë dhe gjithmonë e më shumë po i lë shqiptarët të papunë. Ndaj opozita premton hapjen e 75 mijë vendeve të reja të punës në vit, që do të thotë 300 mijë vende të reja pune në mandatin e saj të parë.

Kjo, sipas Partise Socialiste realizohet përmes krijmit të një modeli të ri ekonomik për zhvillimin e vendit, i cili synon kalimin nga një ekonomi bazuar tek konsumi i mallrave të importuara, emigracioni dhe informaliteti, tek një ekonomi që bazohet tek puna, prodhimi vendas dhe rritja e produktivitetit.
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ligji i mbetjeve, Topi: Interesi qytetar, kryesor
Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehet se kthimi i ligjit për importimin e mbetjeve ishte një e drejtë kushtetuese, ndërsa theksoi se për këtë projekt pati edhe një ndjeshmëri të lartë qytetare.
"Gjuha e tjetrit", një ndër "12 pikat"
Monika Shoshori Stafa - Ndërsa ditët që kishin mbetur deri në skajin e caktuar prej Brukselit për një vendim të ri ndaj lutjes së Shqipërisë për një status tjetër në Europën e përbashkët, në mendjet e njerëzve gjithnjë e më e kthjellët formulohej pyetja: A ka dhe diçka tjetër për verifikim, veç “12 pikave”? A erdhën vërtet në Tiranë ministrat Lambrinidis e Fratini “për të studiuar interesat e vendeve të tyre”? Apo është në kriteret e pashpallura të Europës së re, që t’i marrë vendimet e veta përmes fqinjëve?
Miratohet bordi i BSH
Në mbrëmje parlamenti votoi edhe 3 propozimet e qeverisë për Këshillin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Parlamenti rrëzoi edhe dekretin e presidentit Bamir Topi, që emëronte Sali Shehun në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Top Story, programi i PS-së
Në ditën në të cilën Partia Socialiste publikoi programin e saj, figura të shquara të partisë më të madhe në opozitë folën në “Top Story” për atë që është sot PS dhe për atë që duhet të shndërrohet në të ardhmen.

Lajmet kryesore

Ligji i mbetjeve, Topi: Interesi qytetar, kryesor
"Shqetësim për gjuhën e ashpër në politikë"
KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Arrestohet shoferi, përplasi për vdekje 5-vjeçarin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›