E Enjte, 5 Nëntor 2026

Programi i Praktikave të Punës, Denaj: 50 të rinj i bashkohen institucioneve të Bujqësisë

TIRANË, 20 shtator /ATSH/- 50 të rinj e të reja, kanë nisur sot Programin Kombëtar të Praktikave të Punës pranë institucioneve të Bujqësisë.

Në takimin e zhvilluar me ta, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj diskutoi mbi zgjedhjen e tyre për të zhvilluar praktikën 3-mujore në sektorin e bujqësisë.

“Shumë e lumtur që bashkë me Zv. ministrin Dhimo Kote, Zv. ministrin Roland Kristo, mirëpritëm 50 të rinj nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, 17 prej të cilëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe 33 në institucionet e varësisë”, u shpreh Denja.

Teksa u uruam shumë suksese, tha ajo dhe i këshilluam që gjatë kësaj periudhe të japin maksimumin e tyre për të fituar përvojë praktike duke aplikuar njohuritë teorike që kanë fituar në universitet.

Denaj theksoi se, praktika 3-mujore e njohur si periudhë pune nga Drejtoria e Administratës Publike, iu lehtëson të rinjve tranzicionin nga bankat e shkollës në tregun e punës, duke u krijuar mundësinë e punësimit me kontratë 1-vjeçare, në rast vlerësimi me pikë maksimale dhe në varësi të nevojave të institucioneve pritëse.

Denaj me te rinj nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës 1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›