Shpëtohet shkaba e bllokuar prej dy ditësh në pemë në fshatin e Beratit

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Një shpend i llojit shkabë (Gyps fulvus) i gjendur i bllokuar në një pemë pranë fshatit Orizaj në Berat u transportua në qendrën e shpëtimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur sot se “pas një njoftimi të marrë nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë mbi praninë e një shpendi të llojit Shkabë (Gyps fulvus), pranë fshatit Orizaj në hyrje të Beratit, i cili gjendej i bllokuar prej dy ditësh në një pemë, stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat shkoi menjëherë për të gjetur shpendin”.
AdZM Berat u kujdes të lironte shkabën dhe të kujdesej për gjendjen e tij shëndetësore, e cila dukej e mirë pa dëmtime serioze.
AKZM informoi se me ndihmën edhe të AdZM Fier u bë e mundur transportimi i shkabës pranë qendrës së shpëtimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” për të kryer disa ekzaminime edhe më të hollësishme të shpendit.
1 nga 3
/k.s/