E Diel, 1 Nëntor 2026

Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mirëpritur këtë vit 85 të rinj, të cilët i janë bashkuar institucionit dhe strukturave në varësi të tij përmes thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Për një periudhë tre mujore, të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë eksperiencën e tyre të parë profesionale në fushat ku kanë studiuar. Në kuadër të programit, ata do të trajnohen nga ASPA dhe do të përfitojnë edhe kompensim financiar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Sala përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili u ka uruar suksese të rinjve të përfshirë në program.

“85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të varësisë, përmes thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Për tre muaj, ata do të kenë mundësinë të fitojnë eksperiencën e parë profesionale në fushën ku kanë studiuar, të trajnohen nga ASPA dhe të përfitojnë kompensim financiar. Suksese të gjithë të rinjve që na janë bashkuar këtë vit”, shkruan Sala.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›