E Diel, 1 Nëntor 2026

Programi i qeverisë, Vasili: Konflikti, ‘fortunë’ në gotë. Paloka: Nuk përjashtojmë bojkotin

TIRANË- Në një kohë që pritet betimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në Kuvendin e Shqipërisë palët ‘përplasen’ në distancë për programin e socialistëve.

Të ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në TVNEWS24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Denis Minga krerët e grupeve parlamentare të PD Edi Paloka, dhe Petrit Vasili i LSI-së japin deklaratë të kundërta lidhur me programin qeverisës.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi se vendi pret qeverinë e re, teksa e ka cilësuar debatin për programin qeverisës ‘fortunë’ në gotë, pasi më parë PD sipas tij duhet të njihet me të pastaj ta kundërshtojë.

“Teknikalitete të sëmura që shkojnë në dëm të interesave nuk mund të bëhet. Opozita mund të bëjë orë të tëra debat pasi të lexojë programin. Humbja e kohës më duken të varfra. Më thënë të drejtën për ata që kanë eksperiencë të gjatë në politikë, është fortunë në gotë. Ka pak element për të ngjizur një konflikt. Basha tha se qytetarët duan të dëgjojnë menduan e opozitës nuk e pengon kush. Në rast se opozita përtacinë tenton ta kthejë në taktikë politike na con në hudhi. Opozita duhet të shkojë në parlament mund te mos jete asnjë gram me atë por ne bëjmë thirrje që të lejë parazitizmin. Pasi shqiptarët presin të kenë një qeveri të re. I gjithë ky debat i kotë ku nuk ka pasur tension. Zoti meta nuk kërkoi asgjë të vecantë kërkojnë që në frymën e mirëkuptimit të mos humbasim kohë, ndaj kërkohet impenjim i deputetëve”, theksoi Vasili.

(vijon.....

Debat për programin e qeverisë së re, PD: Po nuk arritëm konsensus masa ekstreme
Ora 15:00 Me debate të shumta ka nisur sot mbledhja e grupeve parlamentare. Grupi i Partisë Demokratike ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme. Por sipas tyre, kërkesat janë hedhur poshtë nga kreu i grupit të PS, Gramoz Ruci që u soll me arrogancë ndaj opozitës.

Në mbyllje të grupit të PD-së, kryetari i partise, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Kuvendit, Ilir Meta të mbaje fjalet që tha në Kuvend për transparence dhe zbatim te rregullores.

“T’i qëndrojë besnikë fjalëve që sapo tha dhe ne mos të rivendosë një standard të ri të përmirësuar si premtoi, të paktën standardin e zbatuar deri tani duke i dhënë kohën e nevojshme Kuvendit dhe opozitës për tu njohur me programin dhe për tu bërë gati për debat”.
Basha theksoi se në të kundërt kjo situatë është e papranueshme dhe se ata do të marrin masa si opozitë.
“Do të marrim masa si mbrojtëse e së drejtës dhe si përfaqësues të denjë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Do marrim masa deri tek më të ashprat”- tha Basha por pa shqiptuar fjalën ‘bojkot’. Po kështu Basha nuk u përgjigj nëse opozita do marrë pjesë apo jo në seancën e nesërme ne Kuvend.

Para tij në një prononcim për mediat kreu i komanduar i grupit, Edi Paloka ka akuzuar kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruci për arrogancë.

“Ruci në mënyrë absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD për të vendosur se kur do të bëhet debati, juve ju kemi thirrur thjesht për të diskutuar se sa kohë doni të flisni, këto janë metodat e vjetra, edhe pse sot u fol për tolerancë. Vendimet do merren në vazhdim, do bisedoj me Metën për ti bërë të qartë vendimin e grupit, nëse Ruci do vazhdojë me qëndrimin arrogant. Po nuk gjetem konsensus masa ekstreme - tha ai.

Sipas tij, deputetet e opozites kane nevoje per kohe per tu njohur me programin e per te pergatitur nje debat serioz.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›