E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarr masiv në pyllin “Darzezë”

FIER-Pylli i “Darzezës” në Fier, është përfshirë nga një zjarr masiv.

Zjarri fillimisht ka rënë në zonën e "Pishporës", dhe më pas është përhapur me shpejtësi në pyllin "Darzezë", nga ku deri më tani ka djegur 50 ha, kjo edhe për shkak të erës që favorizon përhapjen e zjarrit. 

Shuarja e zjarrit fillimisht u bë me mjete rrethanore, dhe më pas në ndihmë erdhën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›