E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Programi kombëtar i depistimit të skoliozës, Koçiu: Rrisim ndërgjegjësimin për jetë aktive të fëmijëve

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu solli sot shembullin e Esterit, e cila i është bashkuar programit kombëtar të parandalimit të skoliozës në shkolla, te fëmijët e moshës nga 6-14 vjeç.

Sipas Koçiut, “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po punon për një kauzë të rëndësishme: rritjen e ndërgjegjësimit për jetën aktive dhe të shëndetshme për fëmijët tanë”.

Programi kombëtar i depistimit të skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç është nisma më e fundit e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me fokus të veçantë përkujdesjen ndaj fëmijëve, MSHMS ka ndërmarrë po ashtu edhe dy programe kombëtare depistimi në shkolla, siç janë ai për depistimin e shikimit dhe për kujdesin dentar.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›