Progres raporti i KE, Berisha thirrje ministrave: Lexojeni dhe frenoni korrupsionin në administratë

Tiranë, 15 tetor NOA- Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në kuvendin e Shqipërisë, i ka bërë thirrje ministrave të kabinetit të tij qeveritar, të lexojnë me kujdes progres raportin e KE për Shqipërinë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre.
Berisha ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në motivin e punës së ministrave të cilët duhet të parandalojnë fenomenin e korrupsionit të shtrihet në administratën shtetërore.
Ka fusha ku dominon korrupsioni. U bëj thirrje ministrave që këto fusha ti kalojmë me një shoshitje dhe procedurat e tyre ti bëjmë të papërshkueshme nga fenomeni i korrupsionit.
Nuk ka gjë më pozitive sesa parandalimi i korrupsionit, u shpreh Berisha në kuvend.
Sipas kryeministrit, duhet bërë e pamundura që qytetari shqiptar të mos penalizohet nga babëzia dhe lukunia e administratës shtetërore.
Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se leximi serioz i raportit dhe marrja e përgjegjësive nga ana e ministrave do i bëj institucionet të jenë në lartësinë e aspiratave më fisnike të shqiptarëve për tu integruar në BE.
m.i/NOA