E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres raporti i KE, Shëndetësia angazhohet të përmirësojë vërejtjet

Tiranë, 15 tetor NOA-Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se do të angazhohet më shumë në punën e saj për të përmirësuar vërejtjet që janë publikuar në raport progresin e KE për fushën e shëndetit publik.

Sipas zyrës së shtypit të ministrisë thuhet se progres raporti  me të drejtë  vë në dukje nevojën për intesifikimin  e luftës kundër  duhanit  dhe  zbatimin e  legjislacionit përkatës.

Ministria e  Shëndetësisë  angazhohet  publikisht  për një  luftë  pa kompromis ndaj  pirjes  së  duhanit  ku ai  ndalohet me ligj  dhe  për këtë  qëllim  qindra inspektorë  do të  ushtrojnë  kontrolle intensive  dhe do të marrin çdo  masë  administrative për çdo shkelës ligji pa dallim, thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë.

m.i/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›