Projekt-rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Rama nga Brukseli: Zero fakte për trafik organesh, KiE të kërkojë falje

Nga Brukseli ku ishte i pranishëm në kryesimin e delegacionit për hapjen e negociatave me BE, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Këshillit të Evropës që t’i kërkojë falje Kosovës lidhur me raportin e Dick Marty-t.
Rama tha se nga ky raport u ngrit gjykata Speciale, e cila edhe pse në gjithë këto vite nuk ka gjetur qoftë edhe një provë të vogël vijon të akuzojë një popull të tërë që u çlirua falë bashkëpunimit me NATO-n.
“Duke parë fakte, janë 0 fakte apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve. Kjo gjykatë e Hagës është krijuar në bazë të këtij raporti. Ka qenë ky raport përplot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë gjykate Speciale. Nuk ka sjellë asgjë 0. Kërkojmë t’i themi botës se kjo ishte një maskaradë, nëpërmjet një sasie të madhe balte të hedhur ndaj luftës së UÇK-së, Nuk është akuzë janë fakte dhe nuk ka asnjë provë të kush e di se sa hetimeve që ka pasur trafikim të organeve njerëzorë të udhëhequr nga UÇK, që ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar në gjithë botën. Askush nuk mund të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Europës dhe KiE duhet të gjejë kurajën të dalë përballë e të thotë na falni, sepse nuk mundeni, institucione kaq demokratike nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Në një vend që gjëra të tmerrshme kanë ndodhur. Asgjë personale, nuk e njoh, as nuk dua njoh, por është kjo që duhet bërë e ditur me emrin që ka derisa të ketë një provë sado të vogël të të kundërtës. Është e pamundur të akuzosh një popull të tërë që u çlirua nga bashkëpunimi i NATO-së dhe vendeve demokratike kundër makinerisë së Slobodan Milloshevic dhe të hidhen në thellësinë më të madhe të plehrave gazetareske. Ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KE. Shqipëria është vogël të ndryshojë fatin e një vendi me vendimmarrje të lartë, por kjo i përket të kaluarës’- tha Rama.
PS ka dorëzuar një projekt-rezolutë kundër raportit të “Dick Marty-t” për Kosovën më të cilën akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh në Shqipëri dhe Kosovë. Në projekt-rezolutë theksohet se edhe pas 11 vitesh nuk ka asnjë provë që të vërtetojë këtë hipotezë.
Sipas PS këto pretendime mbetën të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte dhe për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare dhe i kërkon KE-së rishikimin e rezolutës së Dick Marty-t në 2011.
/rtsh.al/