Hapja e negociatave, kryeministri Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Zoti Kurti, në mesazhin e tij në Twitter, nënvizon se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve.
“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe I’u bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Evropë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
/rtsh.al/