E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektbuxheti, Basha mbyll konsultimet te Njesia 3 Luljeta Ndoka

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka perfunduar me njesine bashkiake numer 3, turin e konsultimeve me qytetaret per projekt-buxhetin e vitit 2012. Kryebashkiaku ka prezantuar para banoreve te njesise bashkiake numer 3 projektet qe mbeshteten me fonde nga buxheti i vitit 2012. Sipas tij, me kete buxhet parashikohet te mbeshteten rikualifikimet urbane te nje sere rrugeve apo lagjeve, rikonstruksione kopshtesh e cerdhesh. “Ne buxhet jane parashikuar edhe fonde per shpronesimin e banoreve te prekur nga rikualifikimi urban i sheshit ‘Shtraus’”, tha Basha. Sipas kryetarit te Bashkise se Tiranes, per njesine bashkiake nr 3, ne projektin qe do t’i paraqitet te merkuren ne Keshillit Bashkiak, jane parashikuar mjaft investime. “Ne vitin 2012 do te bejme tre rikualifikime urbane me nje siperfaqe prej afro 17 hektaresh, ndertimin e kanalit nga rruga Vali Popi deri te rruga Marije Kraja, rikonstruksionin e rruges Bajram Cela, rikonstruksionin e nje kopshti, rikonstruksionin e nje cerdheje dhe rikonstruksionin e plote te shkolles ‘Niket Dardani’”, tha Basha. Ai tha se ne buxhetin e vitit 2012 eshte parashikuar edhe fondi i posacem per stimulimin e nxenesve me nota dhjeta. Kryetari i bashkise tha se qellimi i bashkise eshte t’i tregoje te gjithe shoqerise dhe femijeve te qytetit se suksesi do te shperblehet nga Bashkia e Tiranes. “Per vitin shkollor 2001-2012, ne kemi planifikuar per buxhetin ne vitin 2012 nje fond prej 64 milione lekesh per 1730 nxenesit e shkollave 9-vjecare dhe 380 nxenes te shkollave te mesme me nota 10. Kemi parashikuar nje fond prej 14 milione lekesh per te njejtin qellim, per pagesen e periudhes 15 prill-qershor 2011, pagese e cila nuk u krye nga bashkia. Ky stimul paguhet jo vetem per te stimuluar me te miret dhe per t’u dhene atyre mundesine te vijojne me te njejtin kapacitet qe kane nisur, por per t’i treguar te gjithe shoqerise dhe femijeve te qytetit se suksesi do te shperblehet nga kjo bashki”, shtoi Basha. Projektbuxheti i bashkise prej 70 milione dollaresh eshte konsultuar ne detaje me te gjithe banoret e njesive bashkiake te kryeqytetit, duke u bere keshtu projektbuxheti me transparent i hartuar ndonjehere nga bashkia. Kryebashkiaku Basha ka zhvilluar 11 takime me te gjithe banoret dhe perfaqesuesit e 11 njesive bashkiake te Tiranes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›