E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume: Pse duhet numerimi elektronik i votave ne zgjedhje Rozeta Rapushi

Ideja e nje procesi te numerimit elektronik te votave ne zgjedhje mbeshtetet nga te gjithe, jo vetem politika, por edhe ekspertet e zgjedhjeve. Ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, tha dje se zbatimi i nje projekti te tille ne zgjedhjet parlamentare ne 2013-n, jo vetem qe do te rriste sigurine e rezultateve dhe do te hiqte kontestimet e zgjedhjeve, por do te ulte dhe koston financiare te zgjedhjeve. “Me nje proces numerimi elektronik te votave ne zgjedhje, nuk ka se si te kundershtohen zgjedhjet dhe do te rritet siguria e rezultateve”, u shpreh Kume. Sipas tij, per te realizuar si duhet nje proces te tille duhet te merren programe dhe pajisje te mira dhe te sakta per zgjedhjet, ne menyre qe edhe leximi i votave te jete sa me korrekt. “Programi dhe pajisjet duhet te pershtaten me procesin zgjedhor, ne menyre qe te evidentohen automatikisht fletet e pavlefshme, me gabime, etj. Perdorimi i teknologjise te tille do te sillte edhe ulje te fatures financiare ne zgjedhje”, theksoi Kume. Kjo ulje e fatures, sipas tij, do te vinte nga fakti se nuk do te paguhen me komisioneret e zgjedhur. Nga ana tjeter, Kume pohoi per gazeten “Koha Jone”, se shume shpejt shoqeria civile dhe ekspertet do te paraqesin propozimet e tyre ne Komisionin e Posacem per Reformen Zgjedhore. “Ne kemi disa propozime qe mendojme se duhet te jene pjese e Kodit Zgjedhor, perfshire ketu edhe ceshtjet e sistemit zgjedhor. Ne fakt, do te thosha se nuk jam per ndryshimin e sistemit zgjedhor, por per gjetjen e formulave te mira ne Kodin Zgjedhor, per menyren e ndarjes se mandateve te deputeteve ne zgjedhjet e ardhshme”, shtoi Kume. Nje kerkese e tille eshte bere edhe nga forcat e vogla politike, te cilat kerkojne ndryshim te perllogaritjes se mandateve per deputete ne zgjedhje. Aktualisht, Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhore, eshte duke diskutuar mbi rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR-i per zgjedhjet, si ato parlamentare, ashtu edhe per pushtetin lokal. Pervec ketyre rekomandimeve, partite e vogla parlamentare, por edhe ato jashte Parlamentit, kerkojne shqyrtime edhe te ceshtjeve specifike politike, sic eshte ne kete rast edhe sistemi zgjedhor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›