E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektbuxheti ulen10 fondet e mbrojtjes

Ne dokumentin e kaluar dy dite me pare ne mbledhjen e jashtezakonshme te qeverise per Projektbuxhetin Ekzekutivi ka ndermarre nje hap te guximshem perballe komunitetit te vendeve anetare te NATO-s duke ulur nga 21.6 miliarde leke te planifikuara nje vit me pare per shpenzime te mbrojtjes ne 19.9 miliarde leke ato per vitin e ardhshem. Kjo ulje eshte ne masen 10 per qind.

Perqindja e fondeve qe i akordohet sektorit te mbrojtjes kombetare eshte nje postulat qe rrjedh nga anetaresimi ne NATO. Kjo organizate kerkon nje dysheme prej 2 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto te nje vendi anetar per shpenzime vjetore me qellim ushtarak.

Deri tani e kemi ditur se vendi yne ishte nder te paktet qe ne kohe krize globale kishte respektuar kete detyrim. Por shifrat e reja qe kane dale pasi kane pasqyruar korrigjimet e PBB-se apo saktesuar shpenzimet ne kete sektor pas rregullimeve buxhetore te mesvitit - te publikuara ne vite nga vete administrata shteterore ndash flasin krejtesisht ndryshe.

Ne asnje vit vendi yne nuk ka arritur te kape 2-perqindeshin. Viti me i mire ne kete drejtim eshte 2007-a me 1.87 per qind.

Nese vendi nuk do te ishte ne krize ekonomike nuk mund te kuptohet se si mund tia lejoje ai vetes te beje veprime te tilla menjehere sapo ka hyre ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Ne vitin 2010 ne buxhetin fillestar ishte parashikuar qe 2 e PBB-se te shkonte per mbrojtjen por me rishikimin e tij ne muajin korrik ministrise se Mbrojtjes iu shkurtuan pese miliarde leke. Kjo coi ne ulje te perqindjes se fondeve te mbrojtjes ndaj PBB-se nga 2 ne 1.61.

Jane tashme shume vende te cilat nuk kane respektuar vitet e fundit kete tregues financiar te NATO-s. Kete e kane pohuar edhe zyrtare te larte te Aleances. Por me se nje here ata kishin deklaruar deri tani se Shqiperia ishte nder te paktat vende - kater ose pese syresh - qe kishte arritur te zbatonte kerkesen. Me sa duket ata iu referoheshin shifrave teorike te buxhetit te shtetit shqiptar te cilat pastaj - sipas tradites qeveritare shqiptare per shume vite me rradhe - korrigjoheshin ne korrik kryesisht ne ulje. Por opinioni vendas nuk ka degjuar te pakten deri tani asnjehere te pranohet se shpenzimet per mbrojtjen kane qene nen pragun minimal te kerkuar nga Aleanca e Atlantikut te Veriut.

Por jane vete statistikat e administrates publike ne vend ato qe tregojne se ketu kemi te bejme me dicka te cilesuar si sekret shteteror. Ne rast se PBB-ja do te kishte tejkaluar parashikimet ne rritje gje qe nuk ka ndodhur i takonte Ekzekutivit te korrigjonte po ne rritje shifren e shpenzimeve ushtarake.

Nderkohe ulja e planifikuar prej 10 perqindesh e shpenzimeve te tilla kur supozohet se PBB-ja do te rritet e con me ndergjegje kete prag edhe me poshte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›