E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet e analiza te ndryshmeaparaturat nuk jane te sigurta

TIRANE- Mjeket hedhin dyshime se rezultatet e ndryshme te se njejtes analize nga laboratore te ndryshem jane per faj se aparaturat mjekesore ne vendin tone nuk kalibrohen asnjehere nje proces qe zbulon nese rezultatet e dala prej tyre jane te sakta apo jo. Ekspertet e drejtorise se Metrologjise qe mund te nbejne kete proces thone se asnje spital apo klinike nuk ehste interesuar per kete gje ndersa Isuf Kalo kreu i qendres kombetare te akreditimit te institucioneve shendetesore thote se ne kushtet kur ligji nuk e parashikon nje gje te tille zgjidhja do te ishte nje laborator reference.

KALIBRIMI
Majlinda Hoxha drejtore e sektorit te metrologjise shkencore dhe industriale na shpjegon se aparaturat mjekesore jane objekt kalibrimi i Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise por ne te vertete nuk kane bere asnjehere nje proces te tille. Sipas saj kjo pasi kalibrimi i aparaturave nuk eshte nje proces i detyrueshem dhe si i tille ata nuk mund te nderhyjne. Ligjerisht kalibrimi i aparaturave mjekesore eshte sherbim vullnetar. Si i tille duhet qe spitalet klinikat private apo laboratoret te na kerkojne neve per te bere nje sherbim te tille. Indirekt deri me tani vetem nje klinike private na ka kontaktuar ne telefon dhe ka kerkuar informacion por as ajo nuk ka kerkuar qe institucioni jone te beje kalibrimin e aparaturave mjekesore - na shpjegon Majlinda Hoxha. Sipas saj ne parim kjo fushe specifike e mjekesise duhet te jete e kontrolluar. Ta zeme nje peshore duhet te kalibrohet qofte nese perdoret per te peshuar nje produkt ne treg qofte nese perdoret per te peshuar nje mase tjeter ne mjekesi por duke qene se eshte ne deshiren e institucioneve mjekesore kjo nuk ndodh - na ka shpjeguar Hoxha. Ajo thote se aparaturat duhet te kalibrohen te pakten njehere ne vit por shton se ky proces ne te vertete varet edhe nga lloji i aparatures sa ekzaminime ben lloji i reagenteve te perdorur koha e perdorimit etj. Megjithate ajo pohon se instituti i Metrologjise ne Shqiperi eshte relativisht i ri ndaj pretendimi per te pasur nje laborator qe te mund te beje kalibrimin e te gjithe pajisjeve mjekesore do te ishte nje luks. Ajo na shpjegon se ai eshte nje laborator i thjeshte por qe per fat te keq ende nuk po perdoret ne fushen e mjekesise.

INSTITUTI I AKREDITIMIT
Kreu i Agjencise Kombetare te Sigurimit te Cilesise dhe akreditimit te spitaleve Isuf Kalo thote se kalibrimi i aparaturave mjekesore nuk eshte nje kriter i detyrueshem por eshte nje problem qe rrezikon te behet serioz. Kalibrimi i aparaturave mjekesore nuk eshte nje proces i detyrueshem me shume u eshte lene kontratave qe ata kane me firmat perkatese nga i marrin te cilat bejne edhe kontrollin teknik te tyre. Realisht ministria ka nje strategji si blihen si menaxhohen si trajtohen kur dalin jashte perdorimit aparaturat mjekesore por nuk ka nje lloj sistemi te metrologjise se funksionimit te tyre te tipit ta zeme sic e kane e kane makinat. Nese ti ke nje makine duhet te kalosh ne nje kontroll teknik cdo vit per te pare se si funksionon. Kjo ka te beje dhe me sigurine e aparaturave ka te beje edhe me saktesine e tyre - ka deklaruar Kalo. Sipas tij cdo standard qe propozohet duhet te jete i matshem dhe i arritshem dhe perderisa ne sot per sot nuk e kemi kete sherbim nuk mund te jete as kusht per akreditimin e spitaleve megjithate ai ka deklaruar se kalibrimi i aparaturave mjekesore dhe pajisjeve te ndryshme qe perdoren neper laboratoret e anlizave do te jete objekt i kerkesave te tyre. Kjo ka te beje me rregullimin e parametrave sa me te drejte ne kete fushe. Sipas Kalos zgjidhja me e mire do te ishte nje laborator reference ku rezultatet te ishin te krahasueshme dhe te matshme. Sipas tij ne te ardhmen institucioni qe ai drejton do ta shikoje me prioritet edhe ceshtjen e kalibrimit te aparaturave mjekesore pasi ky do te ishte nje proces qe nuk le vend per pasaktesi ne ekzaminimet e ndryshme laboratorike.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›