E Martë, 3 Nëntor 2026

Projekte për mjedisin-Delegacioni i BE mbështetje për pyllëzimin dhe mbetjet e ngurta në Kukës

Pyjet dhe mjedisi janë cilësuar prioritet i viti 2024-rës për vendin tonë, ndaj dhe BE ka fokusuar projekte konkrete për mbështetjen e bashkive në përmirësimin e pyjeve dhe mjedisit.

Bashkia e Kukësit është përfituese e projekteve të financuara nga BE për të cilat u dakortua në takimin formal mes përfaqësuesve të delegacionit të BE-së për financat në vendin tonë Hubert Perr dhe kryetarit të bashkisë, Albert Halilaj.

Nga ana e tij diplomati Perr garantoi mbështetjen e delegacionit të BE-së për bashkinë e Kukësit edhe për projekte të tjera në mjedis e turizëm.

Kryetari i Bashkisë, e vlerësoi të frytshëm takimin dhe bashkëpunimin me delegacionin e BE në Tiranë e sigurisht mbështetjen që po jep për disa projekte në Kukës.

Perr tha se ky vit është shumë i rëndësishëm për mbështetjen e bashkisë së Kukësit me disa projekte në fushën e mjedisit dhe turizmit.

Për BE-në, bashkëpunimi me autoritete lokale dhe qeverinë është shumë i rëndësishëm.

“Sot folëm për portofolin e projekteve që kanë filluar dhe po implementohen shumë sukseshëm në bashkinë e Kukësit. Këto projekte kanë të bëjnë me turizizmin, qendrat sociale, por diskutuatam edhe për bashkëpunimin e ardhshëm. Pamë që kanë dalë shumë mundësi për mbështetje dhe njera prej tyre është mbështetja e BE për pyjet.

Kryetari i bashkisë konfirmoi se pyjet janë shumë të rëndësishme për bashkinë e Kukësit dhe komunitetin dhe do kenë mbështetjen tonë”, tha ai. 

Në këtë projekt të dytë, bashkia e Kukësit do të ketë mundësi për të aplikuar dhe mbështetur në fushën e sociale, të punësimt dhe mundësi për të rinjtë.

Të dy inisiativat janë aprovuar nga qendra jonë në Bruksel dhe do të fillojnë impementimin në gjysmën e dytë të 2024.

Në fakt manaxhimi i mbetjeve është një projekt i nisur prej 6 vitesh me studimin e fizibilitetit ndërsa ka marrë udhën e financimit këtë vit, duke zgjidhur njërin prej problemeve shqetësuese për bashkinë e Kukësit por edhe katër bashkitë e tjera të përfshira në këtë projekt.

Bujar Mucmata

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›