E Hënë, 2 Nëntor 2026

Projekte të përbashkëta kërkimore, UMT marrëveshje me Shoqatën e Shkencave të Ushqyerjes

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Universiteti i Mjekësisë Tiranë (UMT) dhe Shoqata Shqiptare e Shkencave të Ushqyerjes (ASNS) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të nxisë projekte të përbashkëta kërkimore, aktivitete shkencore e inovative, si dhe promovimin e një stili të shëndetshëm jetese në komunitet.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. dr. Xheladin Draçini dhe presidentja e ASNS, prof. Angela Andreoli.

Kjo marrëveshje i hap rrugën bashkëpunimeve më të gjera në fushën e mjekësisë dhe të shkencës së ushqyerjes.

Gjithashtu marrëveshja përfaqëson një hap domethënës në forcimin e partneriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në rritjen e cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor.

Kërkimi shkencor në fushën e nutricionit është një nga shtyllat kryesore për parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit.

1 nga 5

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›