E Hënë, 2 Nëntor 2026

Projekti “Korça riciklon”, qytetarët ndërgjegjësohen për ndarjen e mbetjeve në burim

Projekti “Korça Riciklon” i cili po zbatohet prej disa vitesh tashmë në qytetin e Korçës, ka sjellë ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për ndarjen e mbetjeve që në burim. Më pas këto mbetje riciklohen dhe kështu mbrohet edhe ambienti, pasi mbetjet mblidhen rregullisht nga firma e pastrimit të qytetit. Banorët thonë se ndarja e mbetjeve është diçka pozitive dhe se Korça vijon të ruajë epitetin “Qyteti i pastërtisë”.

Firma e pastrimit të qytetit ka hartuar ndërkohë një plan për grumbullimin e mbetjeve sipas lagjeve. Eksperti i mjedisit pranë kësaj firme, Erald Fejzulla thotë se ky projekt është shtrirë e në disa lagje të tjera në qytet.

“Nga viti në vit ka një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve dhe një përmirësim të këtij shërbimi. Nëse më parë ky proces bëj në dy lagje tani janë shtuar. Mendojmë që të shtrihet edhe më shumë”, u shpreh eksperti i mjedisit Erald Fejzulla.

Mbeturinat si metali, plastika, letra dhe qelqi mblidhen në një qese të veçantë dhe një herë në javë, punonjësit e firmës së pastrimit i mbledhin për t’i çuar në pikën e riciklimit.

Gazetare: G.  Manushi  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›