E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të dënuar për disa vepra penale, arrestohen në Gjermani e Itali dy shqiptarët

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani e Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Policia bën me dije se u arrestua në Gjermani një 21-vjeçar i dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në 2021-shin për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po ashtu, është arrestuar në Milano edhe një 35-vjeçar i dënuar një vit më parë nga GJKKO me masën e arrestit, për për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”.

35-vjeçari së bashku me një tjetër person, mbajtën me forcë brenda një automjeti duke e dhunuar shtetasin K.V.

35-vjeçari dhe 21-vjeçari do të ekstradohen në Shqipëri. Sakaq, vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

“Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:

Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D. L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›