Projekti fitues për monumentin e pavarësisë, autorët në Tiranë

Boceti fitues
Komisioni qeveritar për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, shpalli fitues projektin e autorëve Visar Obrija (Kosovë) dhe Kai Roman Kiklas (Gjermani). Për vleësimin final të pesë boceteve është marrë parasysh vota e qytetarëve e shprehur drejtpërdrejtë dhe on line gjatë dhjetë ditëve që qëndruan të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kështu boceti fitues ka marrë 2181 vota.
Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas dy arkitektë nga Mynihu, propozojnë një projekt që frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare, që ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysmë mban çatinë dhe tjetra platformën. Është menduar e lartë, e gjatë, dhe e gjerë 8 m. Njerëzit mund të kalojnë lirisht. Në faqet e brendshme me lazer incizohen Deklarata e pavarësisë, shqiponja dhe figura njerëzore. Për këtë lloj interpretimi juria e klasifikoi ndër pesë projektet më të mira nga rreth 80 që konkurruan në konkursin ndërkombëtar për monumentin që do të vendoset në Tiranë.
Kryeministri Berisha, ai që e deklaroi fituesin, tha se sheshi ku do të vendoset ky objekt do të sugjerohet së shpejti dhe për këtë do të ndihmojë edhe Bashkia e Tiranës. Mësohet se dy autorët Obrija dhe Kiklas vijnë në Tiranë të dielën. Mendimi i tyre do të jetë me rëndësi, në mos vendimtar, për vendin ku do të ngrihet objekti.