E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti, në Kamëz së shpejti do të ketë një Qendër Kulturore shumëfunksionale

Kamëz, 25 gusht, NOA -  Në qytetin e Kamzës ka filluar ndërtimi i një qendre kulturore shumëfunksionale, e cila do të jetë një portë që do tu shërbejë qytetarëve të kësaj zone të jenë më afër kulturës dhe artit.

Specialistët e urbanistikës pranë Bashkisë së Kamzës shprehen se ndërtimi i kësaj qendre është një projekt i ri dhe një investim i rëndësishëm që po realizon qeveria shqiptare në bashkëpunim me këtë institucion.
Projekti është bërë me financimet e Bashkisë Kamëz, e cila do të financojë 30% të vlerës së investimit për ndërtimin e Qendrës Kulturore, ndërsa mdërtimi në total ka një vlerë 185 milion lekë.

Objekti ka filluar që të ndërtohet tek lulishtja e Qendër Kamzës, e cila ruan vijën e ndërtimit të përcaktuar nga studimi urbanistik i qendrës së qytetit.

Ekspertet bëjnë të ditur se, kapacitetet e kësaj qendre janë të mëdha dhe ajo do të ndërtohet sipas parametrave dhe standardeve të Komunitetit Evropian.
Qendra social-kulturore është parashikuar me tre kate mbi tokë dhe një nën tokë. Ajo do tu shërbejë disa fushave të artit, do të disponojë një sallë shumëfunksionale me kapacitet rreth 190 vende për aktivitete si konferenca, si dhe dy salla të tjera me kapacitet 50 dhe
30 vende për aktivitete të ndryshme, shprehen specialistët.

Është vendosur edhe një ambient për përgatitjen e aktiviteteve dhe ekspozitave të ndryshme si dhe do të ketë ambient për galerinë e arteve. Përveç këtyre në katin e parë të saj është salla e shfaqjeve (teatri) me kapacitet rreth 420 vende si dhe kinema.
Afati i përfundimit të punimeve, sipas kontratës është dymbëdhjetë muaj nga fillimi i punimeve, përfundon brenda vitit 2010. Fillimet e punimeve kanë nisur me datë 15. 06.
2009.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›