Projekti për Tiranën, nga e hëna trenat deri në Vorë. Ja oraret
DURRËS-Trenat e udhëtarëve që nga e hëna e ardhshme do të ndalen në Vorë, për shkak të punimeve në stacionin e Tiranës tek rruga “Zogu i Parë”.
Drejtori i hekurudhës, Ismail Dervishi tha se udhëtimi i trenave të linjës Durrës –Tiranë do të përfundojë në Vorë, dhe po aty do të nisen trenat e udhëtarëve drejt Durrësit apo Shkodrës.
Sipas të njejtit burim, pjesa e udhëtimit Vorë – Tiranë dhe anasjelltas do të realizohet nga autobuzët që ka vënë në dispozicion bashkia e Tiranës.
Trenat e udhëtarëve do të ruajnë të njëjtat orare të mbërritjes dhe të nisjes nga Vora, sipas orarit aktual të trenave-tha drejtori Ylli Shahini.
Gjatë ditës në linjën Durrës –Tiranë e kthim lëvizin gjashtë çifte trenash. I pari niset nga Durrësi në orën 6.15, ndërsa i fundit që nga dita e hënë do të niset nga Vora, si stacion fundor në orën 20.22, pa e ndryshuar orarin aktual.
Shahini tha se Vora do të mbetet stacioni i fundit, deri në përfundimin e punimeve në zbatim të projektit për stacionin multimodal të Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)