E Martë, 3 Nëntor 2026

“Projekti ynë të digjitalizojmë shkeljet e qarkullimit rrugor”, të rinjtë shkodranë në podcast me Ramën

Episodin e gjashtë të podcastit “Flasim” në sezonin e dytë, kryeministri Edi Rama ja kushtoi bisedës me tre të rinjtë të gjimnazit “28 nëntori” të Shkodrës. Ata janë fitues të garës ndërkombëtare në fushën e teknologjisë.

Një prej tyre, Endri tha se  gjimnazi ka grupin e inteligjencës artificiale me projektin “AI for youth”, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. “Grupi i përgjithshëm i laboratorit të inteligjencës artificiale të shkollës përbëhet nga 20 nxënës të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta” tha ai. 

Grupi ka krijuar një projekt të inteligjencës artificiale me të cilin synojnë t’i japin zgjidhje transportit të mjeteve në Shkodër, por  ndoshta në të gjithë Shqipërinë. 

“Ideja jonë ka lindur pasi në Shkodër ku është vendi ku kemi lindur dhe jetojmë kemi parë që ka shumë shkelje rrugore si parkimi ilegal i makinave, kundërvajtje ose tejkalimi i shpejtësisë së lejuar dhe kemi parë që është një problem që na shqetëson shpesh ne, kështu që kemi menduar ta bëjmë këtë ide” tha Emri.

Ndërsa Endri u shpreh se “ideja është ende në fazën prototip, por ne shpresojmë që brenda 3-5 vjet të hapet në Shkodër dhe Tiranë”.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›